Zarif: Evropa të mos e kritikojë Iranin

Shtetet evropiane nuk janë në “pozitë” për të kritikuar Iranin, tha sot ministri i Jashtëm i këtij vendi, Mohammad Javad Zarif, pak para se të takohej me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, njofton REL.

Kryediplomati gjerman pritet të qëndrojë në Iran gjatë ditës së hënë, për t’i bërë presion Iranit që të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila është tërhequr Shtetet e Bashkuara.

“Evropianët nuk janë në pozitë që ta kritikojnë Iranin”, tha Zarif.

Irani e nënshkroi marrëveshjen bërthamore me Kinën, Rusinë, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Shtetet e Bashkuara. Kjo marrëveshje kishte për qëllim lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit.

SHBA-ja u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar, teksa presidenti amerikan, Donald Trump tha se Irani nuk po e respekton paktin bërthamor dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button