Angjushev: Duam që çdo qytet në vend të jetë i bukur, e jo vetëm dy

Qeveria sot ndau 17 vendime për mbështetje të zhvillimit rural në komuna. Me këtë. siç theksoi zëvendëskryeministri Koço Angjushev ministri i Bujqësisë, Lupço Nikolovski dhe drejtor i Agjencisë për pagesa, Nikollçe Babovski, fillon realizimi i projekteve të planifikuara për jetë më cilësore përmes rindërtimit dhe zhvillimit të fshatrave, modernizimit të infrastrukturës, ndërtimi të rrugëve deri te zonat bujqësore, ruajtjes dhe promovimin e vlerave tradicionale etj, transmeton Nova Tv, përcjell Portalb.mk.

Qeveria ka pranuar 202 kërkesa për mbështetje të zhvillimit rural, që kapin shumën prej 2.407.773.354 denarë nga 80 komuna dhe tetë regjione të planit.

“Për të përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale, kanë arritur 76 aplikacione për 1.120.188.483 denarë, për rindërtim dhe zhvillim të fshatrave kemi 64 aplikime për 624.077.365 denarë, për ruajtje dhe promovim të vlerave tradicionale janë dorëzuar 62 kërkesa për 663.507.505 denarë, për investime në infrastrukturën e gjashtë aplikacione për 41.269.924 denarë, ndërsa për rrugë deri te zonat bujqësore kishte 27 aplikime për 25.338.173 denarë” ka informuar Angjushev në konferencën për shtyp në Qeveri.

Në proces e sipër, tha ai, është përpunimi administrativ i kërkesave, ndonëse një pjesë e mjeteve tashmë janë miratuar. Ky, shtoi zëvendëskryeministri, është aksioni i parë masovik për t’i bërë zonat rurale vende të respektuara për të jetuar. Duam, tha ai, ta shohim vendin pa baltë, çdo qytet të jetë i bukur, e jo vetëm dy.

“Në periudhën e kaluar kemi pasur takime të vazhdueshme me kryetarët e komunave, që projektet që do t’i paraqesin të jenë cilësor dhe të përshtatshëm për Programin për zhvillim rural. Komunat tani, në bazë të investimit, duhet të parashohin prokurime publike, të parashikojnë sa do të jetë kostoja në buxhetet e tyre, e pastaj do të shpallen tenderët për materialet e nevojshme për investime”, tha drejtori Babovski, duke shtuar se komunat mund të përdorin 20 për qind paradhënie pasi të nënshkruajnë marrëveshje me Agjencinë për pagesa. Shuma e përgjithshme do t’u paguhet pasi ata të paguajnë  tatimin mbi vlerën e shtuar.

Sipas tij, kënaq fakti është se komunat më të vogla tashmë janë aktivizuar për të përdorur fondet dhe për të realizuar projekte për zhvillim rural.

“Një pjesë e komunave do të rikonstruktojnë rrugët, do të ndërtohen rrjete të kanalizimit, shtigjet për biçikleta dhe këmbësorë, do të rregullohen tregjet. Një pjesë e fondeve do të investohen në rajonet e planit. Qeveria do të ndajë 38 milionë euro për tre masa për të cilat komunat tashmë kanë përgatitur projekte”, theksoi ministri Nikollovski.

Në ndarjen e vendimeve morën pjesë kryetarë të disa komunave. Ky program do të zbatohet tre vjetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button