223 tifozë polak në mëngjes u dërguan para gjykatësit për kundërvajtje

Tifozët polakë, të cilët dje pasdite u ndaluan nga policia në Parkun e Qytetit, sot në mëngjes janë dërguar para gjykatësit për kundërvajtje, kanë lajmëruar nga policia.

Sipas Ministrisë për punë të brendshme pas përleshjes mbrëmë në parkun ndërmjet një grupi më të madh tifozësh, janë ndaluar 223 persona. Ata janë dërguar në stacionet policore Gazi Babë, Kisella Vodë, Karposh dhe Gjorçe Petrov, ku janë mbajtur tërë natën. Meqë bëhet fjalë për ndalimin e një numri të madh tifozësh, ata nëpër komisariate janë transportuar me autobusë.

“Ne kemi dorëzuar parashtresa përkatëse në gjykatën kompetente për kundërvajtje dhe tani gjykata duhet të vendos për dënim të mëtutjeshëm të tifozëve. Kemi pritur incidente me tifozët polakë, prandaj vazhdimisht kemi qenë në kontakt me Ambasadën e Polonisë. Me sukses kemi parandaluar incidente më të mëdha si rezultat i prezencës më të madhe të nëpunësve policor nëpër qytet”, thonë nga Ministria e punëve të brendshme.

Kombëtarja e futbollit e Maqedonisë mbrëmë në arenën “Todor Proeski” pësoi humbje prej Polonisë me rezultat 1:0, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian për vitin 2020. Fitoren polakëve ua solli Pjatek me golin në minutën 47.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button