Protokolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO të mërkurën para Komisionit të Senatit Amerikan

Komisioni i Senatit për Çështjet e Jashtme do të mbajë një seancë të mërkurën për të diskutuar mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

Në seancë do të dëshmojnë, sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker dhe Katherine Wilbarger, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare, transmeton Alsat M.

Senatori James Rish, kryetar i Komisionit, më herët në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha se menjëherë pas seancës dëgjimore, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të dorëzohet për votim në Senat.

“Ka shumë mundësi që kjo të ndodhë në qershor. Ne jemi optimist se do ta bëjmë atë atëherë, “tha atëherë.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

    1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
    2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
    3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
    4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
    5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
    6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
    7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
    8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
    9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
    10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
    11. Polonia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
    12. Norvegjia e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
    13. Gjermania e ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button