Letër nga inspektori Gjorgji Ilievski: “Më lutën ta mbuloj tërë rastin”

Lidhur me komunikatën e Inspektoratit shtetëror të arsimit ku Inspektorati distancohet nga pohimet e Ilievskit për parregullsitë në Universitetin e Tetovës, Ilievski ka shkruar një letër, të cilën po e botojmë në tërësi:

S’jam i befasuar nga drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit, Tome Spiroski dhe udhëheqësi i sektorit Afrim Saliu, me këtë komunikatë për shkak se ata më kanë bërë presion duke më kërcënuar për të tërhequr procesverbalet dhe të mos dërgohen vendime, për shkak se do të kem pasoja nëse nuk i tërheq procesverbalet dhe se nuk guxoj t’i lëshoj vendimet. Këto kërcënime m’i kanë drejtuar në mbledhjen e mbajtur më 10.05.2019 në zyrën e drejtorit, ku ishin të pranishëm kolegët Predrag, Zoran, Vesna, Hristina, Daniella, Snezhana. Këtyrë kërcënimeve unë u përgjigja se jam inspektor i pavarur dhe për çdo gjë që kam konstatuar unë nënshkruaj dhe qëndroj prapa paligjshmërie që i kam konstatuar. U përgjigja që dua ta kryej punën time me profesionalizëm dhe ta përfundoj karrierën time të punës në mënyrë të ligjshme. Ndërsa për këto kërcënime do të informohen të gjitha institucionet vendore, ambasadat e huaja, mjetet e informimit publik si dhe Komisioni shtetëror për korrupsion. Këtë gjë e kam bërë. Janë të njoftuar të gjithë. Kjo është edhe në ankesën nr. 12-2681/1 me datë 13.05.2019, si dhe në ankesën plotësuese të parashtruar deri te Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për këtë që është thënë më lartë.

Vetëm t’i përkujtoj mbikëqyrësit. Për atë nëse duhet të respektohet dhe aplikohet Ligji për kontroll inspektues – Parimet themelore të kontrollit inspektues, do ta citoj vetëm nenin 8 i cili e obligon çdo inspektor, citoj: “Inspektori është i pavarur gjatë kryerjes së kontrollit inspektues dhe për të vendosur për veprimet që duhet të merren gjatë realizimit të kontrollit, si dhe për masat që do të shqiptohen pas kontrollit të realizuar.”

Prandaj del edhe neni 31 paragrafi 2 i Ligjit për inspektimin në arsim, citoj: “Nëse inspektori i arsimit konstaton se nuk aplikohen ligjet, rregullat dhe aktet tjera, ai sjell vendim me të cilin urdhërohet realizim i masave të caktuara brenda afatit të caktuar të cilën e përcakton inspektori, ndërsa ky afat nuk mund të jetë më i gjatë se tetë ditë nga e dita e miratimit të vendimit”.

Nga kontrolli i rregullt inspektues, i realizuar në Universitetin shtetëror të Tetovës, më 01. dhe 12.04.2019, në Fakultetin juridik nga 5 (pesë) kolegët e mi kontrolluam 33 dosje në pjesën e titujve shkencorë docentë, profesorë të rregullt dhe inordinar, nga inspektorët janë konstatuar lëshime ligjore, si dhe avancim të paligjshëm të funksionarëve publik në tituj shkencore në përputhje me Ligjin për arsim të lartë dhe marrëdhënie pune. Me këtë rast është mbledhur dokumentacioni i plotë dhe është dorëzuar në Komisionin për parandalim të Korrupsionit në RMV, si dhe dokumentacioni i parashtruar deri te kabineti i kryeministrit Zoran Zaev.

Njëkohësisht, personalisht është i njoftuar edhe ministri për arsim dhe shkencë për paligjshmërinë e tij që është konstatuar për avancimin në titullin shkencor docent, si dhe për angazhimet e tij intelektuale për të cilat ka marrë para nga universiteti që është në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë dhe e njëjta vlen edhe për funksionarët tjerë publikë. Më lutën ta mbuloj tërë rastin. Gjithashtu, disa herë m’u ka drejtuar edhe zëvendës-ministri për punë të brendshme, për të cilin gjithashtu më kanë lutur të mbulohet ky rast.

Në vend të përkrahjes nga drejtori për atje ku duhet të respektohet ligji, ai iu nënshtrohet disa, sipas meje, lojërave jo dinjitoze dhe të pashembullta të cilat nuk na nevojiten fare tani kur po përpiqemi t’iu bashkëngjitemi tendencave evropiane.

Gjorgji Ilievski, inspektor i lartë i arsimit dhe udhëheqës në njësinë për kontrolle inspektuese në arsimin e lartë.

LEXO: Titujt shkencorë të Ademit, Nuhiut dhe Emrulit: Inspektorati u distancua nga qëndrimet e Gjorgji Ilievskit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button