Butrint Imeri publikoi këngën e re dhe Kiara Tito vodhi gjithë vëmendjen (VIDEO)

“Hajt Hajt”, klipi më i ri i Butrint Imerit solli si “protagoniste” Kiara Titon, njofton Revista Class.

Kjo video kishte shuma vajza të ndryshme, një klip tipik veror që mezi pritej edhe për shkak të Kiarës. Dyshja janë përfolur jo rrallëherë që janë në një lidhje dashurie, mirëpo ata nuk e kanë pranuar asnjëherë që kanë pasur një romancë. Gjithsesi, në klip, Kiara mori gjithë vëmendjen edhe pse u shfaq vetëm disa sekonda.

E veshur me të bardha, me një kombinim tipik për të luajtur golf, Kiara u prit me kuriozitet për t’u parë se çfarë roli kishte ajo në klip. Dyshja në fakt ia kanë arritur qëllimit, për të bërë zhurmë në rrjetet sociale me këtë klip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button