fbpx

Vlora, kryeqyteti i turizmit, ku në plazhe gjen më shumë turistë të huaj

Bregdeti i Vlorës u mbush me plazhistë menjëherë pas ngrohjes së motit, raporton TopChannel.tv.

Në 3 km plazh, nga zona e ish shkollës së Marinës deri në ujin e Ftohtë, këtë të premte më entuziastë për rritjen e temperaturave janë turistët e huaj.

“Shqipëria është shumë e bukur. kam qenë më 1996 fare pranë Shqipërisë në Mal të Zi dhe kam dashur të vij gjithnjë këtu”, thotë një turist.

“Më bëri përshtypje që këtu ka dy dete. Nesër do kthehemi dhe na vjen keq. Do t’u themi të gjithëve që të vijnë këtu. Ka shumë kafene dhe restorante që janë gjithnjë plot. (qesh) Kur punoni ju?!”, thotë një tjetër.

Edhe pse jo të gjithë ndodhen për plazh në Vlorë, entuazimi për ditët e kaluara në Shqipëri nuk mungon.

“Ne jemi këtu për t’u hedhur me parashutë. Ushqimi është i shkëlqyer dhe njerëzit janë të dashur”, tha një turist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button