Elem Turs e ka përzgjedhur kompaninë që do e bëjë analizën e Kodrës së Diellit

Price Waterhouse Coopers është kompania e cila është përzgjedhur nga Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i Elem Turs, Xhemail Jusufi, njoftoi se është përzgjedhur kompania Price Waterhouse Coopers për të bërë analizën financiare dhe studimin e fizibilitetit.

“Pas nënshkrimit të kontratës kjo kompani ka për detyrë që të bëjë edhe analizën financiare duo diligence por edhe studimin e fizibilitetit. Për të parën nevojiten një muaj kohë kurse për të dytën tre muaj”, tha Jusufi.

Ashtu si ka lajmëruar edhe më parë, ndonëse thirrja ka qenë vetëm në gjuhën maqedonase, kompania që do e bëjë analizën është e detyruar raportin ta dorëzojë edhe në gjuhën angleze.

LEXO: ELEM TURS: Pesë kompani në garë për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS pas shumë premtimesh, më në fund e ka hapur tenderin për studimin e fizibilitetit për Kodrën e Diellit
LEXO: Ende nuk është shpallur tenderi për kompaninë që do ta bëjë analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: ELEM TURS shpreson që deri në fund të muajit të përfundojë procedura e hapjes së tenderit për analizën e Kodrës së Diellit
LEXO: Analiza për Kodrën e Diellit, ELEM TURS nuk e ka hapur ende tenderin e premtuar për në muajin mars

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button