Në autostrada ka më shumë automjete, por tre herë më pak aksidente se sa në rrugët e zakonshme (INFOGRAFIK)

Në autostradat e Maqedonisë kanë ndodhur tre here më pak aksidente në trafik se sa me rrugët e zakonshme. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, gjatë 5 viteve të fundit në autostrada ka pasur mesatarisht nga 320 aksidente në nivel vjetor, njofton Meta.mk.

Në anën tjetër, në akset rrugore që s’janë në nivel të autostradës në periudhën 2014 – 2018 ka pasur mesatarisht nga 967 aksidente. Të dhënat statistikore thonë se numri i personave të vdekur në aksidente është duke u zvogëluar gradualisht, megjithatë nëj dekadën e fundit është rritur numri i përgjithshëm i aksidenteve në rrugët urbane.

Pavarësisht se  Maqedonia e Veriut ka disa herë më pak autostradë në krahasim me rrugët e thjeshta, frekuenca e automjeteve në autostrada është më e madhe, e me atë edhe mundësitë për të shkaktuar aksident rrugor. Mesatarja ditore e komunikacionit vjetor (MDKV) në autostradat e Maqedonisë, në vitin 2017, ka qenë 8.866 automjete, derisa në 74 rrugët tjera magjistrale dhe rajonale, në të cilat matet frekuenca e automjeteve nga NP “Makedonija pat”, mesatarisht kanë qarkulluar nga 3.400 automjete në ditë.

Rezultatet e këtilla nuk duhet të befasojnë, për shkak se edhe praktika evropiane tregon që investimi në rrugë të reja dhe pajisja e tyre adekuate rezulton me reduktimit të numrit të aksidenteve. Për dallim nga rrugët e zakonshme, autostradat janë shumë më të gjera, kanë korsi për t’u ndalur, si dhe janë të pajisura edhe me video-vëzhgim që mundëson intervenim më të shpejtë në rast të bllokimit të komunikacionit, të aksidentit apo për dënim të shoferëve të cilët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Nga ana tjetër, shifrat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në 5 vitet e kaluara është reduktuar numri i aksidenteve rrugore që janë shkaktuar si rezultat i gjendjes së rrugëve. Në periudhën 2014 – 2018, vetëm në 17 aksidente rrugore është konstatuar se rrugët kanë paraqitur gabim për të cilin ka rezultuar aksidenti.

Organizatat botërore për shëndetësi (OBSh) ka përllogaritur se, në shumicën e vendeve në botë, aksidentet në rrugë kushtojnë rreth 3% të bruto prodhimit vendor. Prandaj, investimi në rrugë të reja, rikonstruktimi dhe furnizim plotësues i infrastrukturës ekzistuese rrugore konsiderohet si një nga faktorët kryesorë që ndikon mbi reduktimin e aksidenteve rrugore dhe shpenzimet që rezultojnë prej tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button