Titujt shkencorë të Ademit, Nuhiut dhe Emrulit: Inspektorati u distancua nga qëndrimet e Gjorgji Ilievskit

Inspektorati Shtetëror i Arsimit është distancuar nga qëndrimi dhe deklarimet e inspektorit Gjorgji Ilievski, i cili sot tha se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emruli janë avancuar në titujt shkencorë në mënyrë të paligjshme, siç aludon ai, në kohën kur të njëjtit kanë qenë në funksione shtetërore, e ndërkaq postet në Universitetin e Tetovës kanë qenë të ngrira, transmeton Portalb.mk.

Nga Inspektorati kanë sqaruar se ata distancohen nga qëndrimi i inspektorit, për shkak se kanë nisur procedurë për inspektim të jashtëzakonshëm për verifikim të tërësishëm të situatës.

“Është marrë dokumentacioni voluminoz nga inspektimi dhe të njëjtit janë material për ta verifikuar gjendjen faktike. Pas marrjes së rezultateve nga inspektimi dhe verifikimit të situatës faktike të tërësishme, respektivisht për situatën faktike publiku në mënyrë shtesë do të informohet. Inspektorati distancohet nga qëndrimet personale të tija, për shkak se është ngritur procedurë për verifikim të tërësishëm të situatës faktike të institucionit të arsimit të lartë, për dhe rreth realizimit të procedurave për zgjedhje të personave në tituj shkencor, për çfarë është dhënë urdhër (më 5 qershor 2019) deri te udhëheqësia e sektorit për mbikëqyrje inspektuese që të realizohet mbikëqyrje në Universitetin e Tetovës”, thonë nga Inspektorati.

Më tej nga Inspektorati për deklaratat e Ilievskit kanë njoftuar se janë dhënë në kohën kur ai po qëndron në pushim vjetor dhe pa u vlerësuar situata në tërësi.

LEXO: Edhe një skandal në USHT: Dy funksionarë janë bërë profesorë inordinarë në mënyrë të paligjshme
LEXO: Inspektori i arsimit Ilievski: Ministri Ademi është bërë docent në Universitetin e Tetovës në mënyrë të paligjshme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button