Haziri: Lajm i mirë fillimi i dënimit të kriminelëve të luftës, i ulët dënimi ndaj Zmajeviqit

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila sot e dënoi Vlado Zmajeviqin nga Nikshiqi, me 14 vite burgim për krime lufte kundër popullatës civile shqiptare, përkatësisht vrasjes së Imer Kadriut, vëllezërve Milazim dhe Qazim Haziri dhe gruan e Qazimit, Qamilen, në Zhegër të Gjilanit në vitin 1999, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se është lajm i mirë fillimi i dënimeve të krimeve të luftës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, transmeton Koha.net.

Por, kreu i Gjilanit është shprehur i pakënaqur me dënimin e ulët, që sipas tij, i ka dhënë Gjykata e Podgoricës, Zmajeviqit.

“Është lajm i mirë fillimi i dënimit të krimeve të luftës kundër popullatës civile shqiptare, por jemi të pakënaqur me dënimin shumë të ulët me vetëm 14 vite burg ndaj Vlado Zmajevicin nga ana e Gjykatës së Lartë të Pogdoricës. Megjithatë, ky është një lehtësim sado pak për familjen Haziri dhe Kadriu nga Zhegra. Lavdi e përjetshme martirëve, Imer Kadriu, vëllezërve Milazim, Qazim Haziri dhe Qamile Haziri!”, ka thënë Haziri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button