Ata që nuk kanë punuar në ditën kur erdhi Papa, do të të punojnë të shtunën

Qeveria ka vendosur në seancën e fundit, që dita e shtunë (8 qershori) të jetë ditë pune për shollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet shëndetësore në gjithë territorin e Shkupit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, deklaroi se ky vendim është marrë me qëllim që këto institucione të zëvendësojnë ditën e humbur të punës më 7 maj, kur nuk u punua për shkak të vizitës së Papa Franceskut në vendit tonë. Hoxha ka thënë se institucionet e lartë përmendura do të marrin udhëzime për punë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga Qeveria u kanë rekomanduar edhe institucioneve private në Shkup të cilat më 7 maj nuk punuan, ta shfrytëzojnë 8 Qershorin si ditë pune.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button