Këshilli Evropian dhe borxhi italian

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së mbi borxhin, gjatë vitit të kaluar. Gjasat janë që Italia ta bëjë këtë sërish gjatë vitit 2019 dhe 2020-s, duke krijuar shanset për një konfrontim të ri mes unionit dhe qeverisë populiste italiane.

Në javët e ardhshme shtetet anëtare të BE-së pritet të vlerësojnë veprimet që duhen ndërmarrë. Italia mund të përballet me gjoba prej disa miliarda eurosh, transmeton VoA.

Sipas një raporti të ri të Komisionit në 2018-n borxhi publik i Italisë arriti në 132.2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), shumë më tepër nga kufiri prej 60 për qind i vendosur nga BE-ja.

“Për më tepër, nuk parashikohet që Italia të jetë në përputhje me standartin e reduktimit të borxhit gjatë 2019-s apo 2020-s, bazuar në planet qeveritare dhe në parashikimin që bën Komisioni në pranverë për vitin 2019”, thuhet në raport.

Ky hap i Komisionit, vjen në një kohë tensionesh në rritje mes Brukselit dhe qeverisë italiane, në veçanti me zëvendëskryeministrin Matteo Salvini, i cili është inkurajuar nga rritja e fortë e partisë së tij të krahut të djathtë në zgjedhjet e muajit të kaluar për Parlamentin Evropian.

Qeveria italiane mori miratimin e Komisionit për planin e saj buxhetor për 2019-n në fund të vitit të kaluar. Pas disa kundërshtish nga zoti Salvini, Roma ra dakord të ulë defiçitin në nivele të pranueshme.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Valdis Dombrovskis tha të mërkurën se komisioni për Ekonominë dhe Financat i BE-së ka dy javë afat për të nxjerrë përfundimet e tij bazuar tek raporti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button