Jahjaga: Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë por në sporte

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Sportit dhe Mjedisit, me ç’rast ka vlerësuar dhe inkurajuar gratë të merren me sport.

“Këtë vit, Ditën Ndërkombëtare të Sportit dhe Mjedisit e shënuam për të inkurajuar çikat dhe gratë tona që të merren me sport, ka shkruar Jahjaga në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Me shumë kënaqësi mora pjesë në iniciativën e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës. Gruaja kosovare nuk e ka vendin në kuzhinë, por në fushën e futbollit, basketbollit, hendbollit, tenisit, në ringun e boksit, të karatesë, të xhudos dhe çdokund ku talentin e saj mund ta realizojë më së miri. E ardhmja është grua edhe në sport”, ka shkruar Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button