Ahmeti: Nuk i kam dëgjuar e as kurrë nuk i dëgjoj përgjimet, janë shaka

Në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të partisë, kreu i BDI-së Ali Ahmeti foli edhe për bombat. Ahmeti pretendon se të njëjtat nuk i ka dëgjuar, duke shtuar se bëhet fjalë për biseda private të cilat do humbin vëmendjen e opinionit shumë shpejtë. Në manifestim morën pjesë edhe protagonistët e bisedave të publikuara në opinion, por asnjëri prej tyre nuk pranoi të prononcohet, transmeton Alsat M.

“Unë nuk kam veshë për të dëgjuar se kush çka ka bërë ndonjë shaka duke filluar nga unë nëpër përgjimet që kanë ndodhur. As nuk i kam dëgjuar se as nuk i dëgjoj, sepse këtu ka organe nga të cilët kemi kërkuar hetim, por jo të përdoren e keqpërdoren ne tregun e zi përgjime të cilat janë shitur në Bit Pazar, Sofje, Stamboll e Ferizaj e Prishtinë për të parë se çfarë kanë folur privatisht. Pse nuk jepen bisedat zyrtare të Ali Ahemtit. Athua ky popull nuk e di që për 17 vite unë nuk kam biseda zyrtare me asnjë funksionar. Nuk jepen ato sepse BDI nuk ka nevojë për fushatë dhe këtu është heshtja”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

LEXOPersoni që publikoi ‘bombat’, “El Cheka” i ka shkruar kryeministrit Zaev
LEXOPo publikohen “bomba” të reja, Zaev s’i ka dëgjuar, BDI kërkon përgjegjësi nga institucionet

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button