BE, papunësia më e ulët në Çeki dhe Gjermani

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian në prill të vitit 2019 ishte 6,4 për qind, sikurse një vit më parë, tregojnë të dhënat zyrtare të Eurostat të publikuar të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vendet e Eurozonës shkalla e papunësisë është për 0,8 për qind më e ulët në krahasim me prillin e vitit 2018, kur ishte 8,4 për qind.

Eurozona është zona e anëtarëve të BE-së (19 nga 28 vende) të cilat kanë pranuar euron si valutë zyrtare.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat, në BE janë regjistruar afër 15,8 milionë burra dhe gra të papunësuar, nga të cilët 12,5 milionë janë në Eurozonë.

Shkalla më e ulët e papunësisë është regjistruar në Çeki me 2,1 për qind, Gjermani me 3,2 për qind, ndërkaq shkalla më e lartë e papunësisë është në Greqi 18,5 për qind dhe Spanjë 13,8 për qind.

“Në prill të vitit 2019, 3,2 milionë të rinj nën moshën 25 vjeçare në vendet e BE-së ishte të papunë, nga të cilët 2,3 milionë në Eurozonë”, thuhet në njoftimin e Eurostat.

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në BE ishte 14,2 për qind ndërsa në Eurozonë 15,8 për qind në krahasim me prillin e vitit 2018 kur ishte 15,4 për qind dhe 17, 2 për qind.

Papunësia më e ulët e të rinjve u regjistrua në Çeki, Gjermani dhe Holandë ndërsa më e larta në Spanjë dhe Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button