Në Meksiko Siti lejohen uniformat shkollore pa përcaktim gjinor

Kryetarja e kryeqytetit të Meksikës, Meksiko Siti, Claudia Sheinbaum ka njoftuar se nxënësit e shkollave shtetërore nuk duhet më të mbajnë uniforma të ndara në bazë gjinore, transmeton REL.

“Djemtë mund të veshin fustan nëse duan dhe vajzat mund të veshin pantallona nëse duan”, tha kryetarja Sheinbaum.

Ajo shtoi se ky vendim do të krijonte “një kusht të barazisë”.

Udhëzimet e mëparshme për veshjen në shkolla thonin se “fustani është veshje themelore e uniformës së përditshme të një vajze, ashtu siç pantallonat janë për djem”.

Por, Sheinbaum tha se ky lloj i të menduarit “kishte kaluar në histori” dhe se masa e re do të hyjë në fuqi “menjëherë”.

Nuk është hera e parë që Meksiko Siti është përpara pjesës tjetër të vendit në futjen e normave më liberale.

Në vitin 2010, ajo u bë zona e parë në Meksikë që lejoi martesat ndërmjet të njëjtës gjini.

Muajin e kaluar, presidenti i Meksikës, Andres Obrador, tha se do të nxisë ndryshimet ligjore në mënyrë që martesat ndërmjet të njëjtës gjini të bëhen ligjore në të gjithë vendin, raporton BBC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button