Nxënës përgatituni, nga shtatori, testim kombëtar në shkolla

Ligji i ri për arsimin fillor, të cilin është duke e përgatitur Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH), do të përfshijë testimin e ri, të ashtuquajtur, testimi kombëtar, i cili së bashku me ndryshimet dhe risitë tjera, do të fillojë të aplikohet nga shtatori i ardhshëm. Ky testim është paraparë me programin e Qeverisë, si dhe në ligj, ndërsa aplikimi i tij planifikohet të fillojë nga viti i ri shkollor, njofton Meta.mk.

Ligji, i cili është duke u përgatitur, do të përmbajë disa risi, ndërsa sugjerime do të japë edhe publiku.

“Testimi kombëtar është një lloj vlerësimi i jashtëm, i cili nuk do të ndikon në asnjë mënyrë as në suksesin e nxënësve, e as mbi mësuesit. Do të japë rezultate me të cilat do të shohim se çfarë dhe si kanë mësuar nxënësit, dhe kjo do të nevojitet për koncipimin e mëtejshëm të politikave arsimore. Unë dua të ndodhë, të fillojë të përdoret sa më shpejtë. Ne do të përcaktojmë konceptin me të gjithë palët e interesuara”, thotë ministri Arbër Ademi në intervistë për „Nezavisen vesnik“ (Gazeta e Pavarur).

Rezultatet e këtyre testeve nuk do të ndikojnë në suksesin e nxënësve dhe pagat e mësimdhënësve, siç ishte rasti me testimet eksterne që u ndërprenë. Rezultatet, siç e shpjeguan në MASH për “Meta”, do të përdoren për të skanuar gjendjen dhe në bazë të tyre do të krijohen edhe politikat e mëtejshme arsimore.

Para pak kohe, ekspertë të arsimit për “Mea” deklaronin se testimi kombëtar është i domosdoshëm për të skanuar situatën faktike në sistemin arsimor. Ndërsa qëndrimet e atyre që merren me punë praktike, përkatësisht mësimdhënësit dhe profesorët janë të ndara.

“Për të pasur njohuri për këto gjendje, nevojitet informacion i saktë, e kjo mund të arrihet me testimin kombëtare. Edhe pse jo gjithçka mund të kontrollohet me një test, ai megjithatë është i rëndësishëm dhe i nevojshëm. Mendoj se testimi kombëtar është i koncipuar më mirë se ai i ekstern dhe është më i relaksuar, sepse realisht mendoj që nuk do t’i tronditë nxënësit dhe mësimdhënësit”, thotë Kiril Barbareev, Pro-rektor dhe profesor në Fakultetin për shkenca arsimore në Shtip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button