Afganistani shtendosë raportet me Pakistanin

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani tha se më 27 qershor do të vizitojë Pakistanin, në një përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe, njofton REL.

Raportet mes Afganistanit dhe Pakistanit shumë shpesh, në veçanti në periudhën e fundit, janë shoqëruar me mosbesim dhe akuza të dyanshme.

Presidenti Ghani tha se vizita u dakordua pasi takoi kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, javën e kaluar, në margjinat e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Arabinë Saudite.

“Unë shpresoj se vizita do të jetë pozitive”, tha presidenti Ghani.

Kabuli ka kohë që ka akuzuar Pakistanin për strehimin e militantëve talibanë që kryejnë sulme brenda Afganistanit, por presidenti Ghani tha se kishte shpresë se vitet e mosbesimit mund të zëvendësohen nga besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë.

Zalmay Khalilzad, i dërguari i SHBA-së për paqen në Afganistan, javën e kaluar zhvilloi bisedime në Islabamad me zyrtarë të lartë pakistanezë, përfshirë Khanin dhe shefin e ushtrisë Qamar Javed Bajwa.

Pakistani kohët e fundit ka ofruar mbështetje për përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës pothuajse 18-vjeçare të Afganistanit.

Khalilzad ka zhvilluar disa raunde bisedimesh me militantët në Katar. Palët kanë bërë përparim, por talibanët deri tani kanë kundërshtuar negociatat e drejtpërdrejta me Kabulin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button