Gjenerallejtënanti grek dha dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes

 Gjenerallejtënanti Nikos Zahariades, kreu i delegacionit përgjegjës për masat e ndërtimit të besimit në Detin Egje midis Greqisë dhe Turqisë, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për mediat lokale, Zahariades tha se negociatat për masat e ndërtimit të besimit me Turqinë duhet të ndalen deri para zgjedhjeve të parakohshme.

“Ekziston vetëm një zgjidhje kur keni një mosmarrëveshje për një çështje kritike me eprorët tuaj, ajo është dorëheqja”, tha Zahariades.

Një delegacion i Ministrisë turke të Mbrojtjes udhëtoi në Athinë gjatë 20-25 majit për një takim teknik me zyrtarët grekë që synonin të përmirësojnë bashkëpunimin në masat për ndërtimin e besimit dhe kodin e sjelljes në Detin Egje.

Raundi i dytë i bisedimeve u planifikua të mbahet në Ankara.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi partia e tij pësoi një humbje të madhe në zgjedhjet e Parlamentit Evropian më 26 maj të vitit 2019.

Partia qeverisëse e krahut të majtë Syriza fitoi 24 për qind të votave, ndërsa partia kryesore konservatore e opozitës Demokracia e Re (ND) fitoi 32,8 për qind të votave.

Përderisa zgjedhjet e parakohshme të mundshme u caktuan për më 7 korrik, zyrtarët e partisë ND, të cilët fituan zgjedhjet, argumentojnë se vendimet në lidhje me të ardhmen e vendit duhet të ndalen deri në zgjedhjet e parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button