U fal namazi i Bajramit në xhaminë e stërmbushur në Zagreb (VIDEO)

Xhamia e Zagrebit ishte vendi i ceremonisë qendrore të faljes së namazit të Bajramit në Kroaci, ku edhe këtë vit u mblodh një numër i madh besimtarësh nga Zagrebi dhe rrethina e tij, ndërsa hutben kryesore e mbajti myftiu Aziz ef Hasanoviq, raporton Anadolu Agency (AA).

Hapësira kryesore e xhamisë edhe këtë Bajram ishte shumë e vogël për të pranuar të gjithë besimtarët që erdhën për faljen e namazit të Fitër Bajramit, kështu që një pjesë e besimtarëve u falën në dhomat ndihmëse.

Ramazani, tha në hutben e tij Hasanoviq, duhej të kishte hequr nga ne të gjitha dobësitë në shpirt dhe të gjitha sëmundjet të cilat mohojnë fenë e vërtetë dhe praktikën morale.

“Urrejtja, zilia, krenaria, arroganca, hipokrizia, lakmia, shpifja për të tjerët, korrupsioni, kopracia dhe të gjitha llojet e varësive, do të duhej të ishin zhdukur para fuqisë së agjërimit. Nëse këto sëmundje nuk u shëruan, kot kemi qëndruar të uritur”, tha myftiu Hasanoviq.

Ai tha se për fat të keq, dhe ky Ramazan është shoqëruar me gjakderdhje dhe konflikte të dhunshme brenda botës muslimane, gjë që detyron njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë shpëtimin gjetiu.

Në dalje nga xhamia, besimtarët blenë trëndafila të kuq, ndërsa të ardhurat nga shitjet do të shkojnë për qëllime humanitare.

Tradicionalisht, në dalje nga xhamia besimtarët u uruan nga kryetari i bashkisë së Zagrebit, Milan Bandiq, ndërsa e gjithë ceremonia u transmetua drejtpërdrejt nga Radio Televizioni Kroat (HRT).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button