Kryeministri Zaev në Bruksel në takim me krerët e lartë të Komisionit Evropian (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot pasdite ka shkuar për vizitë dy ditore në Bruksel. Ai u takua me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisarin për zgjërim, Johannes Hahn dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini.

Komisioni Evropian ka vendosur Maqedoninë Veriore dhe suksesin e saj në listën e arritjeve më të mëdha të Bashkimit Europian, tha kryeministri Zoran Zaev.

Në vërejtjet e tij, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker përgëzoi vendin për hapat historikë të ndërmarra në dy vitet e kaluara dhe theksoi rolin e vendit si një shembull në rajon.

Komisioneri Johannes Hahn tha se shteti ka përmbushur të gjitha detyrat që janë kërkuar nga ai dhe se tani është në Këshillin Evropian për të përmbushur premtimin e vitit të kaluar dhe për të konfirmuar datën për hapjen e negociatave.

LEXO: Lajme të mira, KE-ja rekomandoi nisjen e negociatave me RMV-në dhe Shqipërinë (FOTO-VIDEO)
LEXO: Partitë politike e mirëpritën rekomandimin e KE-së për RMV-në, por opozita shqiptare ka kritika
LEXO: Ambasadori Zhbogar ia dorëzoi Pendarovskit, Zaevit dhe Xhaferit raportin e KE-së (FOTO-VIDEO)
LEXO: Zhbogar uroi për vendimin e KE-së, me rekomandimin: Gjyqësori, administrata dhe transmetuesi publik duhet të reformohen
LEXO: Këto janë pikat kryesore pozitive të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button