Pendarovski i tha Stoltenbergut: Do të përkushtohem personalisht për reforma në siguri dhe inteligjencë

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë takimit të sotëm, e ka siguruar sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se do të përkushtohet në reformimin e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, në pajtueshmëri me standardet më të larta të NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Javën e kaluar e kam vizituar Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, ku kam pasur mundësi që të njoftohem nga afër me reformat dhe planet për modernizimin e Armatës, në funksion të anëtarësimit të plotë në Aleancë. Kam shprehur kënaqësi nga fakti se në këto reforma do t’u jepet prioritet njësive të NATO-s. E kam përshëndetur gjithashtu edhe përkushtimin e Qeverisë që të ndajë 2% nga BVP-ja për harxhimet në Mbrojtje. Këtë qëllim do ta arrijmë deri në vitin 2024. Ky do të jetë përkushtimi i im i vazhdueshëm personal, ndërkaq situatën aktivisht do ta vëzhgoj dhe do të këmbëngul që të ketë zhvillim në këtë fushë sa më shpejtë”, tha Pendarovski.

Foto gjatë vizitës së Stoltenbergut në Vodno
Foto gjatë vizitës së Stoltenbergut në Vodno

Presidenti tha se gjatë periudhës së kaluar, si shtet kemi kaluar nëpërmjet shumë ndryshime të rëndësishme që e kanë hapur rrugën e anëtarësimit të plotë të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Jam i sigurt se të gjithë të pranishmit e vlerësoni zhvillimin thelbësor dhe reformat e zbatuara. Nuk do t’i përmendi të gjitha reformat. Këtu do ta theksojë vetëm nënshkrimin e dy marrëveshjeve të rëndësishme, me Greqinë dhe Bullgarinë”, tha Pendarovski.

Stoltenberg paraprakisht është takuar me kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button