Kina e fajëson Uashingtonin për ashpërsimin e luftës tregtare

Kina fajëson Shtetet e Bashkuara për acarimin e luftës tregtare mes dy fuqive më të mëdha ekonomike të botës. Pasi futi dje në zbatim tarifa mbi importe nga Shtetet e Bashkuara me vlerë 60 miliardë dollarë, Kina theksoi sot se nuk do të dorëzohet në “tema që lidhen me parime të rëndësishme” por pa dhënë hollësi të tjera.

Zyra e zëdhënësit të kabinetit qeveritar kinez nxori sot një raport ku thotë se Pekini ka respektuar angazhimet e marra në 11 raunde bisedimesh dhe se Uashingtoni është tërhequr tre herë nga angazhimet e mëparshme duke vendosur tarifa e duke paraqitur parakushte që shkelnin mirëkuptimin dypalësh, njofton VOA.

Pekini e akuzon Uashingtonin në raport se po ndjek një politikë frikësimi dhe imponimi.

Kina duket se është angazhuar në një fushatë intensive për të argumentuar qëndrimin e saj, në një kohë kur Uashingtoni e akuzon Pekinin për vjedhje të sekreteve industriale dhe shantazhe mbi kompanitë e huaja për të kopiuar prej tyre sekrete teknologjike.

Administrata Trump i ka rritur në 25% tarifat mbi importe kineze me vlerë prej 250 miliardë dollarësh dhe ka në plan ta zgjerojë këtë listë me importe të tjera me vlerë 300 miliardë dollarë. Këtë javë Uashingtoni revoltoi së tepërmi Pekinin kur e përfshiu kompaninë kineze, Huawei në listën e zezë duke e cilësuar si kompani që u shërben synimeve të Pekinit për spiunazh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button