Irak, është dënuar me vdekje edhe një shtetas tjetër fancez

Në Irak është dënuar me vdekje edhe një shtetas tjetër francez i cili akuzohet për anëtarësim në organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e gjyqësorit mësohet se 32 vjeçari, shtetasi francez Fazil Tahir ka është dënuar me vdekje nga Gjykata e Bagdadit e cila javën e kaluar në kohë të ndryshme dënoi me vdekje 7 shtetas francezë për të njëjtat akuza.

Burimet theksuan se gjykata ka shqyrtuar edhe pretendimet në deklaratën e të dënuarit me vdekje Tahir se ndaj tij janë “kryer tortura”, ku gjykata ka thënë se raporti mjekoligjor nuk e vërteton këtë.

Shtetasi francez Tahir ishte në mesin e personave të cilët nga Siria iu dorëzouan disa muaj më parë Irakut me qëllim për t’u gjykuar.

Bashkë me këtë vendim ka arritur në 8 numri i shtetasve francezë që marrin dënimin me vdekje brenda një jave në Irak.

Eksperti irakian i sigurisë, Fazil Aburagip në një deklaratë për AA tha se vendimi është marrë në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe se ky vendim mund të apelohet brenda një afati 30 ditor.

Nga Siria i janë dorëzuar Irakut 12 shtetas francezë, pjesëmarrës në radhët e DEASH-it, të cilët 4 muaj më parë janë gjetur fajtorë për anëtarësim në organizatën terroriste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button