Raporti i KE-së me mesazh për investim më të madh të parave, për luftë kundër ndotjes së ajrit

Shteti ka ligje dhe strategji të mira në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, por nuk ka kapacitet për t’i aplikuar dhe kjo më së shumti ndihet kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, mbrojtjen e ujërave si dhe menaxhimin me hedhurina. Ky është një nga konkluzionet në lidhje me ekologjinë në vlerësimin për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që dalin nda Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019, i cili është publikuar të mërkurën, shkruan Meta.mk.

rekomandimet e KE-së në pjesën për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike qëndron se vendi duhet t’i aplikon masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit nëpërmjet sigurimit të bashkëpunimit dhe koordinim ndërmjet autoriteteve në nivel shtetëror dhe në nivel lokal, por edhe të siguron mjete të mjaftueshme për realizimin e atyre masave. Gjithashtu, Maqedonisë i rekomandohet zbatim i planeve të miratuara për menaxhim me hedhurina, si dhe zhvillim të Planit nacional për energji dhe klimë, për t’i plotësuar obligimet e saj nga Marrëveshja e Parisit dhe Korniza BE 2030.

Në lidhje me ndotjen e ajrit, në Raportin e KE-së thuhet se mungesa e resurseve administrative dhe financiare seriozisht e rrezikon zbatimin e masave për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Niveli i ndotjes së ajrit mbetet edhe më tutje i lartë në qytetet më të mëdha”, thuhet në Raportin, i cili veçanërisht i apostrofon dobësitë e rrjetit për monitorim të cilësisë së ajrit – pikat shtetërore për matje, duke përmendur se mungesa, para se gjithash, e përkrahjes njerëzore, por edhe teknike dhe financiare për vitin e kaluar, ka rezultuar me ndërprerje në matjet e ndotjes së ajrit.

Vetëm si përkujtim, në Shkup dy prej gjithsej shtatë pikave të matjes, të Ministrisë për mjedis jetësor pothuaj një vit janë jashtë funksionimit, për shkak të defektit. Bëhet fjalë për pikat e matjes së vendosura pikërisht në pjesët më të ndotura të Shkupit – Gazi Baba dhe Novo Lisiçe, derisa në pjesën tjetër të pikave të matjes mungojnë senzorë që bëjnë matjen e parametrave individual të ndotjes.

Iniciativa O2 para gjashtë muajve ka paralajmëruar se prej gjithsej 18 pikave të matjes në rrjetin e MMJPH, në 10 prej tyre nuk punojnë nga një ose më tepër instrumente. Zëvendës ministri Jani Makraduli në nëntor lajmëroi prokurim për instrumentet e duhura për zëvendësimin e atyre që janë me defekt, në fillim të vitit 2019. “Në vitin 2019 me alokimet buxhetore dhe me ndihmën që do të marrin nga partnerët evropian, pjesë e prokurimit të instrumenteve krejtësisht të reja do të bëhet së shpejti në fillim të vitit 2019”, deklaroi atëherë Makraduli për Meta.mk

Për KE-në hidrocentralet e vogla të pranueshme nëse janë në pajtim me standardet e BE-së

Në raport shqyrtohet edhe tema aktuale me ndërtimin e kontestueshëm të hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura të shtetit. Edhe derisa në Raport të KE-së përkujtohet se investimi në hidrocentralet në Maqedoni duhet të jetë në pajtim me direktivat relevante të BE-së për mjedis jetësor, Komisioni Evropian prapë se prapë nuk sheh problem në atë që të ashtuquajturat fid-in tarifa të favorizuara për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme vazhdojnë të vlejnë edhe për hidrocentralet e vogla. Ekologët më shumë herë kanë theksuar se pikërisht fid-in tarifat me të cilat blihet rryma e prodhuar me çmim të subvencionuar nga HECM janë motivi për ndërtim të më shumë se 80 objekte të këtilla, të ndërtuara në lumenj të vegjël malor, shpesh edhe në zona të mbrojtura.

Ky është lëshim i madh i Komisionit Evropian. Edhe pse me Urdhëresë për masa për përkrahje inkorporohen premi edhe për energji solare dhe ajrore, tarifat e favorizuara mbesin të pandryshuara për burimet hidro, biomasë dhe biogas – konsideron Davor Pehçevski nga “Eko-Svest” joqeveritare, që bashkë me disa shoqata tjera ekologjike tash më disa vite luftojnë për të ndërprerë ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura siç është Parku nacional “Mavrovë”.

Ekologët vlerësojnë se urdhëresa qeveritare për masat për përkrahje të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, e miratuar vitin e kaluar, në mënyrë joadekuate favorizon ndërtim të hidrocentraleve të vogla, të cilat paraqesin rrezik potencial mbi biodiversitetin dhe raritetet natyrore në Maqedoni dhe në mënyrë të paarsyeshme i vënë në plan të dytë burimet vërtetë të rinovueshme të energjisë dhe të padëmshme për mjedisin jetësor siç janë biomasa, biogasi, energjia diellore dhe ajri. Sipas “Eko-Svest”, strategjia e këtillë e Qeverisë është në kundërshtim me Udhëzimet e KE-së për ndihmë shtetërore për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe energji 2014-2020), të cilat janë obligative në bazë të marrëveshjes për stabilizim dhe asocim me BE-në).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button