Shefi i NATO-s takon Ramën pak orë para protestës së opozitës, zbardhet çfarë pritet të ndodhë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ditën e sotme pak orë para protestës së opozitës para Kryeministrisë do të zhvillojë një vizite disa orëshe në Tiranë. Ai do të mbërrijë pas mesdite në orën 15:00 në aeroportin “Nenë Tereza”, ku do të pritet nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, transmeton Agjensia e Lajmeve Sot News.

Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do te pritet nga Edi Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konference për shtyp. Më pas sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me Ilir Metën.

Në qendër të bisedës me kreun e shtetit dhe kryeministrin pritet që të jetë siguria në rajon dhe padyshim situata politike në vend, teksa në orën 19:00 opozita do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare, ndërsa ka bojkotuar zgjedhjet lokale. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button