Në vend lehtë futen produkte të dyshimta – të drejtat e konsumatorëve në margjina

Nuk është arritur përparim në pjesën e mbrojtjes së konsumatorëve dhe të drejtat e tyre, ndërsa vendi është ende mesatarisht i përgatitur për këtë fushë, thuhet në Raportin e KE-së për progresin e shtetit. Theksohet se, “nuk është arritur progres në aktivitetet ndërsektoriale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e konsumatorëve, ashtu që edhe harmonizimi me direktivën e përgjithshme për siguri të produkteve dhe kompensim kolektiv të konsumatorëve në pajtim me rekomandimet, duhet përfundimisht të mbaron”, trasmeton Novatv.mk.

“Nuk ka zhvillim pozitiv në sistemin e ndërmjetësimit, përkatësisht mënyrën alternative të zgjidhjes së kontesteve dhe kjo është shumë e shtrenjtë për konsumatorët” thuhet në këtë kapitull të Raportit.

Në vërejtjet e KE-së theksohet se nuk ka resurse shtesë dhe plotësim të ekipeve me kuadro në Ministrinë për ekonomi, as grante shtetërore për mbrojtjen e konsumatorëve. Resurset aktuale janë të kufizuara dhe mbulojnë vetëm shërbime këshillëdhënëse dhe taksa për në organizatat ndërkombëtare të konsumatorëve. Aktivitetet në terren janë modeste dhe janë vetëm në formë të broshurave dhe materialeve edukative edhe atë nga ana e organizatave të konsumatorëve.

Rekomandohet të sigurohen vegla bashkëkohore komunikimi, si dhe aksion për forcimin e mbikëqyrjes së tregut për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e produkteve. Nevojitet ueb-platformë në të cilën qytetarët do të mund t’i gjejnë të gjitha informatat në lidhje me mbrojtjen e konsumatorëve.

Organizatën e konsumatorëve sqarojnë se vërejtjet e këtilla kanë të bëjnë me gjendjen ekzistuese, kur ende nuk është miratuar Ligji për të drejtat e konsumatorëve i cili është futur në procedurë. Ligji i deritanishëm është ndryshuar dhjetëra herë, por pavarësisht kësaj, nuk i ka plotësuar standardet. Prandaj kemi filluar me hartimin e një ligji të ri i cili në këtë moment është dhënë për plotësime para se t’u dërgohet deputetëve në Kuvend, thonë në OKM.

Por, a kanë institucionet mekanizëm që të mund të përgjigjen në nevojat e konsumatorëve dhe sa janë të gatshëm për atë. Marijana Llonçar Vellkova, kryetare e OKM për NOVA thotë se shteti përfundimit e ka kuptuar seriozisht këtë problem dhe se tash më është duke u zmadhuar numri i institucioneve që janë të përfshira në mbrojtjen e konsumatorëve.

“Ligji i mëparshëm s’ishte i mirë dhe prandaj kemi filluar ligj të ri të cilin e kanë punuar persona kompetent nga më shumë fusha. Në të njëjtën kohë lëvizim në drejtim të fuqizimit institucional, si dhe fushata për fuqizimin e vetëdijes publike, për çka kuptohet nevojiten mjete shtesë”, thotë Llonçar Vellkova.

Ajo thekson se është shumë e rëndësishme të aktivizohen qendrat për këshillim në nivel të shtetit për zgjidhje të problemeve të konsumatorëve, të punohet në kodin për praktikë pozitive dhe bashkëpunim me firmat që do të na ndihmon të realizohet gjithë kjo, në pajtim me Ligjin për të drejtat e konsumatorëve.

“Bashkëpunimi me firmat do të ndihmon të realizohen kodekset në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve për çka ata do të duhet të kenë sistem të evidencës, përkatësisht të mbajnë statistikë siç veprojnë kompanitë në vendet e BE-së”, sqaron Llonçar Vellkova.

Maqedonia – vend ku lehtë futen produkte dhe firma të dyshimta

Para tre ditëve firma Allma M e cila është importues i çamçakëzit Orbit dhe Eëruejs, paralajmëroi se në këtë shtet janë lëshuar në shitje çamçakëz me cilësi të dyshimtë.

“Të nderuar konsumatorë lojalë të produkteve Mars (Wrigley’s) dëshirojmë t’ju informojmë se në disa muajt e fundit në treg janë paraqitur disa produkte të çamçakëzi Orbit dhe Eëruejs. Këto çamçakëz nuk distribuohen nga ana jonë dhe të njëjtat janë me cilësi të dyshimtë dhe me çmim më të ulët që sugjeron në atë se bëhet fjalë për mall të kontrabanduar dhe të falsifikuar. Për artikujt e përmendur dëshirojmë t’iu informojmë që aspak nuk janë importuar nga ana jonë edhe krahas asaj që në paketimin shkruan ALMA-M”, shkruan Alma M në Fejsbuk faqen e vet.

Nga Agjencia për ushqim nuk treguan se si këto produkte janë gjendur në tregun e Maqedonisë. Institucionet kompetente dukshëm nuk kanë mekanizëm apo mënyrë si të përballen në situata kur në shtet do të gjenden produkte me cilësi të dyshimtë. Si kanë hyrë në shtet, çka është puna e inspektorëve në terren. Në Agjencinë për ushqim thonë se nuk kanë pranuar njoftim nëpërmjet Sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë (RASSF) të Bashkimit Evropian se në tregun maqedonas janë importuar çamçakëz të pasigurt, megjithëse distributori, vet firma Allma M paralajmëron se ata nuk janë importues të tyre.

“Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterineri bëjnë kontrolle të vazhdueshme të dërgesave importuese me ushqim duke përfshirë edhe importin e çamçakëzit dhe deri më tani nuk janë evidentuar devijime në aspekt të kritereve të sigurisë” thonë në përgjigjen e AUV.

Mirëpo, ky nuk është rast i vetëm. Skandali me kompaninë serbo-ruse “Nefa-mebell” në të cilin janë mashtruar 100 qytetarët të cilët kanë paguar për mobile, e tronditi shtetin. Blerësit maqedonas e ndajnë fatin e atyre serb, të cilët janë të revoltuar nga mashtrimi dhe me dhunë u futën në dyqanet dhe vet morën mobile si kompensim. Firma ende nuk është në falimentim, por dyqanet janë mbyllur.

Deri tani dihet se qindra njerëz të cilët kanë paguar, nga të cilët 70 vetëm në Shkup, kanë mbetur pa mobilet e tyre. Në Inspektoratin Shtetëror të Tregut vetëm në maj kanë ardhur dhjetëra parashtresa, nga të cilat shtatë janë dëmshpërblyer, përkatësisht kanë marrë mobile. Por, si është e mundur Inspektorati Shtetëror i Tregut të mos ketë ditur çfarë po ndodh në këtë firmë. Nëse në përgjithësi janë bërë kontrolle. Nga IShT thonë se veç më ka pasur një dënim për “Nefa-mebell”, pas kontrollit mbi njërin nga sallonet. Për të tjera, kanë punuar vetëm në bazë të parashtresave.

Stojko Paunovski, drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut thotë se inspektorët kanë bërë kontroll në njërin nga sallonet e “Nefa-mebell” në dhjetor të vitit të kaluar kur është konstatuar se nuk kanë mbajtur evidencë në librin tregtar për hyrje dhe dalje të produkteve.

“Kishte kontroll nga ana jonë para vitit të ri dhe për shkak të mos mbajtjes së evidencës në librin afarist për hyrje dhe dalje të produkteve firma është dënuar, përkatësisht janë paraqitur në gjyq” thotë Paunovski për NOVA.

Ai thotë se deri para se të ndodh skandali nuk ka pasur denoncime nga qytetarët për këtë firmë dhe prandaj nuk kanë mund të reagojnë. Por, çuditshëm është që çmimet joshëse të ulëta të produkteve për asnjërin institucion nuk kanë qenë indikator i mjaftueshëm, se diçka e dyshimtë është duke ndodhur.

“Bëhet fjalë për 43 000 euro, shumë për të cilën janë dëmtuar qytetarët. Disa prej tyre nuk u ka skaduar afati i dërgesës dhe tani parashtrojnë parashtresa edhe pse dyqanet janë mbyllur”, thotë Paunovski.

Pas këtij mashtrimi të madh në shtetin tonë, në të cilin edhe pronari rus iku nga Serbia dhe ka lënë 500 të punësuar në rrugë, tek ne janë aktivizuar edhe institucionet tjera, sikur Prokuroria Themelore Publike dhe Policia financiare.  Mirëpo, a do të kishte ndodhur diçka e këtillë, po të ketë ekzistuar mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhe kontroll të rreptë të firmave të cilat nisin biznes dhe regjistrohen në këtë shtet.

Njohësit e problematikës thonë se DAP dhe Regjistri qendror mund të kenë qenë barriera e parë dhe të bëjnë kontrollimin e të dhënave të firmës. Në veçanti, DAP për shkak të dallimeve të mëdha të çmimeve me ofertat në tregun.

Nga Drejtoria për të ardhura publike me përgjigje se është sekret tatimor nëse deri tani kanë kryer ndonjë kontroll në NEFA Mebell, nëse kanë testuar prej nga vjen mobilja dhe përse është aq e lirë, me çmime aq joshëse për konsumatorët. A kanë paguar tatim persona apo TVSH, a u janë paguar rroga punonjësve.

“Në lidhje me pyetjet Tuaja, Ju njoftojmë se në pajtim me Ligjin për procedurë tatimore, personat zyrtar janë të obliguar si sekret tatimor t’i ruajnë të gjitha dokumentet, informatat, të dhënat dhe fakte tjera për obliguesin tatimor të cilat i kanë zbuluar në procedurë tatimore, kundërvajtje apo gjyqësore.

Në lidhje me pyetjen Tuaj që ka të bën me përcaktimin e kompetencës së DAP-së për raste të përshkruara në mediat në lidhje me tatimpaguesin Nefa Mebell, Ju informojmë se Drejtoria për të ardhura publike është organ i pushtetit ekzekutiv kompetenca primare e të cilit është konstatim, kontroll dhe arkëtim i tatimeve në rastin konkret DAP ka kompetencë të ndërmerr masa për arkëtimin e obligimeve eventuale të maturuara tatimore nga obliguesi tatimor”, thuhet në përgjigjen e DAP-së.

As Regjistri qendror nuk është në gjendje t’i zbulon firmat që regjistrohen, nëse kanë dokumentacionin e duhur. Në rastin me “Nefa-mebell”, të cilin e përmendëm si shembull aktual në këtë moment thonë se paraqitjet për regjistrim të themelimit dhe ndryshime janë parashtruar në pajtim me Ligj dhe pas plotësimit të konstatuar të kushteve për regjistrim dhe janë sjell aktvendime për regjistrim.

Mirëpo, RQ nuk e shqyrton ligjshmërinë dhe origjinalitetin e përmbajtjes së parashtresave që parashtrohen gjatë regjistrimit, ligjshmërinë e procedurës në të cilën ato janë sjellë as nuk shqyrton nëse të dhënat që regjistrohen në regjistrat janë të vërteta dhe në pajtim me ligjin.

“Për origjinalitetin dhe ligjshmërinë e tyre përgjigjet personi përkatësisht personat të cilët janë të përcaktuar me ligj. Në nenin 23 të Ligjit për Regjistrin qendror është përmendur se për saktësinë e të dhënave të paraqitura në RQ përgjigjet ai i cili i fut të dhënat sipas rregullave të përgjithshme të së drejtës civile”, thuhet në përgjigjen e Regjistrit Qendror.

Arsyetimi është se në pajtim me nenin 39 të Ligjit për sistem me një sportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, Regjistri qendror pas pranimit të paraqitjes për regjistrim kontrollon nëse është kompetent ndonjë organ për veprim, nëse janë plotësuar kushtet për regjistrim, nëse parashtruesi i fletëparaqitjes është person i autorizuar për parashtrim, nëse parashtresa për regjistrim i përmban të gjitha të dhënat dhe nëse në atë i përmban të gjitha shtojcat e përcaktuara me ligj.

RQ i kontrollon të dhënat e shënuara në fletëparaqitjen dhe ngjashmërinë e tyre identike me parashtresat, kontrollon nëse me firmën e njëjtë, përkatësisht emërtim apo emër të njëjtë është regjistruar subjekt tjetër dhe nëse ndaj fletëparaqitjes është parashtruar dëshmi për kompensim të paguar.

Në situatë të këtillë, mbetet në ankesat e konsumatorëve dhe Organizatës së konsumatorëve. Në mënyrë plotësuese, pas krimit të konstatuar apo punës së dyshimtë përfshihen edhe organet e ndjekjes.

Njohësit e problematikës thonë që përderisa nuk vendoset sistem ndër-sektorial dhe kontroll më i madh i të gjitha institucioneve, vazhdimisht do të ketë raste të këtilla dhe të ngjashme. Deri atëherë edhe harmonizimi me të drejtat dhe obligimet në pajtim me rekomandimet e KE-së për siguri të produkteve, mbetet i paplotë. Në atë faktikisht edhe sugjeron Raporti i KE-së për progresin e R. së Maqedonisë së Veriut, në Kapitullin 28.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button