Lëvizja Vetëvendosje në Ditën e Fëmijëve liston keqtrajtimet ndaj tyre

Sot më 1 qershor, kur fëmijët anembanë botës gëzojnë ditën e të drejtat e tyre, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të listojë disa mangësi në Kosovë në lidhje me të drejtat e tyre, transmeton Koha.net.

“1 Qershori është Festa e Fëmijëve, dhe urojmë që për të gjithë të jetë një ditë sa më e gëzueshme. Por, cili është trajtimi i fëmijëve në vendin tonë? 10.7% e fëmijëve punojnë, dhe pse kjo është e ndaluar me ligj. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme. E megjithatë, nuk e kemi asnjë rast të raportuar nga inspektoriati i punës”, thuhet në një reagim të kësaj partie.

Vetëvendosja kujton gjithashtu se në 50 mijë fëmijë me nevoja të veçanta, vetëm 10 për qind prej tyre marrin ndihmë.

“Nga 50.000 fëmijë me nevoja të veçanta vetëm 10% e tyre marrin ndihmë nga shteti, shëndetësore, ekonomike apo arsimore. Këto të dhëna, që vijnë nga raporti i Komisionit Evropian, janë alarmuese. Duhet të angazhohemi të gjithë së bashku për ta ndryshuar mënyrën se si trajtohen fëmijët në vendin tonë, sepse ata janë e ardhmja”, thuhet në fund të këtij reagimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button