Ka reaguar UEJL pas publikimit të rezultateve nga studentët për ngacmimet e profesorëve

Publikimi i rezultateve të anketës së klubit feminist të UEJL për diskriminimin gjinor, e cila rezultoi me dyshime për pesë profesorë të denoncuar për diskriminim, seksizëm dhe kushtëzim, ka alarmuar drejtuesit e këtij Universiteti. Rektori i UEJL, Abdylmenaf  Bexheti, tha se deri më tani, në UEJL nuk ka pasur asnjë denoncim të atillë, por, edhe pse anketa është e zhvilluar në kushte anonimiteti, megjithatë universiteti do bëj hetimet e mëtejmë për verifikimin apo hedhjen poshtë të këtyre dyshimeve, njofton Alsat M.

“Janë një plus katër, dhe jemi në fazën e procesimit të mëtejmë nëse do gjejmë dëshmi për ata. Neve nuk na mjafton vetëm ai raport por do na duhen dëshmi relevante, qofshin dëshmitarë konkret që kanë qenë viktimë apo edhe anësor për ta dëshmuar atë”,tha Abdylmenaf Bexheti, rektor i UEJL-së.

Prorektorja për hulumtime Besa Arifi, ka inkurajuar studentët që rastet e këtilla t`i lajmërojnë dhe do të trajtohen si dëshmitarë të mbrojtur, vetëm e vetëm që të zbardhet e vërteta.

“Në UEJL ka më tepër mekanizma që përdoren për ankesa dhe raste konkrete kur ngritën mes tjerash edhe me këtë arsye. Kemi rregullore për mos diskriminim dhe mundësi të barabarta për gjithë, edhe stafin edhe studentët, kemi rregullore për shkelje disiplinore ku diskriminimi dhe praktikat korruptive që mund të jetë kompetent universiteti të vendos janë shkelje të rënda disiplinore dhe bartin dënime të rënda”-tha Besa Arifi, Prorektor për hulumtime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button