Duhani po ndikon në paraqitjen e shtuar të sëmundjes së kancerit

1/3 e personave që sëmuren nga kanceri vdesin nga duhanpirja, derisa duhanpirësit rrezikojnë edhe personat e tjerë që qëndrojnë bashkë me ta, raporton KTV.

Kështu është thënë në shënimin e Ditës Botërore kundër Duhanit, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Sipas Rukije Mehmetit – Drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë, numri i fëmijëve që vuajnë nga sëmundjet po rritet nga dita në ditë, si pasojë e qëndrimit në një ambient të njëjtë me duhanpirësit.

Në këtë tryezë është thënë se rezultatet e hulumtimeve për duhanpirje kanë treguar se 28.4 për qind e kosovarëve kanë konsumuar duhan para se ligji të hyjë në fuqi.

Ndërsa, pas hyrjes në fuqi të ligjit, konsumimi ka qenë 26.8 për qind.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani, ua ka sugjeruar qytetarëve që t’i bashkëngjiten thirrjes për një shëndet të pastër pa duhan.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se njëra prej masave që ka treguar rezultat në uljen e duhanpirjes ka qenë rritja e taksave të duhanit.

Ndërsa pjesëmarrësit kanë përmendur edhe Raportin e progresit, i publikuar disa ditë më parë, në të cilin thuhet se Kosova ka ligj për duhanin, por zbatimi tij ka filluar të bjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button