Inter shpalli Conte-n trajner të ri

Klubi italian i futbollit Inter sot në mëngjes zyrtarisht shpalli trajner të ri Antonio Conte-n, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vetëm një ditë më herët nga “nerazzuri” njoftuan se Luciano Spalleti nuk do të jetë më në pankinën e klubit.

“Vërtetë jam i entuziazmuar, meqë fillon një kapitull i ri në jetën time. Zgjodha Interin pasi është një klub me traditë dhe ambice të mëdha. Jam mahnitur nga transparenca e klubit dhe dëshira për të kthyer Interin aty ku edhe i takon”, tha Conte për internet faqen e Interit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button