Tatjana Valovaja shefe e re e centralit evropian të KB-së

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e emëroi ish-gazetaren ruse Tatjana Valovaja, drejtoreshë të përgjithshme e zyrës së Organizatës Botërore në Gjenevë, njofton MIA.

Me këtë, Valovaja bëhet gruaja e parë që do të udhëheq me centralin evropian të KB-së. Ajo në funksion do ta trashëgojë Mihael Meler, i cili e ka kryer detyrën nga viti 2013.

Në elaborimin e vendimit për emërim të Valovajës theksohet se ajo ka “mbi 35 vjet përvojë pune në gazetari, diplomaci dhe administratë shtetërore”.

Momentalisht Valovaja është përgjegjëse për integrimin dhe makroekonominë në Komisionin ekonomik euroaziatik, trup rajonal në të cilën janë të anëtarësuar Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgistani dhe Rusia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button