Prokuroria: Ristovski dhe Atanasovski të dalin nga “Shutka” dhe të shkojnë në paraburgim shtëpiak

Ish-ministri Spiro Ristovski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski të lëshohen nga burgu hetues “Shkupi” dhe paraburgimin ta vazhdojnë në shtëpi, gjegjësisht t’ju jepet paraburgim shtëpiak. Gjithashtu, Mile Janakieski edhe më tej të mbetet në paraburgim shtëpiak. Këto janë kërkesat e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion pasi sot ngritën akuzë për organizatorët e sulmit dhunues në Kuvend, që ndodhi më 27 prill 2017, transmeton Portalb.mk.

Në aktakuzë është i përfshirë edhe deputeti Trajko Veljanovski, por për të Prokuroria nuk kërkon sigurim, me siguri sepse ai ka imunitet të deputetit.

Për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Budapest dhe ish të punësuarin në DSK, Nikolla Boshkovski e cili është në arratinë Greqi, procedura është ndërprerë deri sa të gjenden.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button