Kuvendi ia ndryshon kahun nismës së Veselit për Tribunalin kundër gjenocidit

Komisioni shtetëror, që do t’i paraprinte themelimit të Tribunalit ndërkombëtar kundër gjenocidit, i propozuar së fundmi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për miratim, të enjten, gjatë seancës plenare.

Pro kësaj nisme kanë votuar vetëm 37 deputetë, shkruan sot Koha Ditore.

Në vazhdim, Partia Socialdemokrate ka propozuar që të krijohet një komision parlamentar, i përbërë nga anëtarë të të gjitha partive politike, për harmonizimin e qëndrimeve.

Propozimi, me gjithë disa vërejtje të opozitës, është miratuar. Ka mbetur që ditëve në vijim përfaqësues të të gjitha partive politike të takohen dhe të paraqesin qëndrimet e tyre karshi kësaj nisme.

Pas dështimit të miratimit të nismës për krijimin e komisionit shtetëror, deputeti i PSD-së, Faton Topalli, ka thënë se janë për krijimin e Tribunalit, por se duhet të krijohet një mekanizëm i përbashkët nga subjektet politike për ta trajtuar seriozisht këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button