Stoltenberg zbarkon të dielën në Tiranë, çfarë do të ndodhë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pak orë para protestës së opozitës së bashkuar e parashikuar për të dielën pasdite, do të vijë  për një vizitë pune në Tiranë, ndërsa thuhet se do të këtë edhe një takim “kokë më kokë” me kryeministrin, Edi Rama, transmeton BalkanWeb.

Mësohet se në fokus të bisedës mes tyre do të jetë  siguria rajonale, por edhe aktualiteti politik në Shqipëri.

Sekretari  Stoltenberg do të qëndrojë vetëm pak orë në kryeqytet. Vizita  e sekretarit të NATO-s vjen në një kohë kur klima politike në vend është e tensionuar, ku palët kanë ngrirë dialogun dhe në vend të tij kanë instaluar kritikat dhe sulmet në distancë.

Nga njëra ana opozita shprehet se nuk do të këtë zgjedhje lokale, ndërsa maxhoranca të shtunën ka paralajmëruar se do të nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button