A mund ta hamë lëkurën e mangos?

Lëkura e frutave dhe perimeve vepron si një mbulesë mbrojtëse për ta ruajtur të freskët dhe të butë tulin dhe pjesën e brendshme të tyre. Në parim të gjithë e dimë se shumica e lëkurave janë të pasura me vlera ushqyese si fibra, vitamina, minerale dhe komponime të tjera të fuqishme të bimëve. Mango është një frut popullor, lëkura e të cilit zakonisht hiqet dhe hidhet, transmeton Class.

Ky artikull eksploron vlerat e lëkurës së mangos dhe përcakton nëse ne duhet ta hamë atë apo jo? Ushqyesit dhe përbërësit e bimëve mund të ofrojnë përfitime të ndryshme. Mango (Mangifera indica) është një frut tropik që ka shije të ëmbël dhe në përmbajtje lëndë me vlera të larta ushqyese. Derisa frutat të piqen plotësisht, lëkura e jashtme është e gjelbër. Kur ajo arrin fazën e pjekjes lëvorja merr një hijë të verdhë, të kuqe ose portokalli në varësi të llojit të mangos. Përfitimet ushqyese të mangos janë të përcaktuara mirë. Është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, vitaminave A, C, E dhe B6, si dhe mineralet e kaliumit dhe bakrit.

Mango gjithashtu përmban komponime të ndryshme bimore, duke përfshirë polifenolin dhe antioksidantët karotenoid. Ashtu si përbërja e frutit të mangos, edhe lëkura ka shumë kalori.

Hulumtimet tregojnë se lëkura e mangos është e ngarkuar me polifenole, karotenoide, fibra dietike, vitaminë C, vitaminë E, etj. Përveç kësaj, lëkurat e këtyre frutave të ëmbla janë të larta në triterpenes dhe triterpenoids, komponimet që kanë demonstruar cilësitë antikanceroze dhe antidiabetike. Lëkura është gjithashtu e mbushur me fibra, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e tretjes dhe rregullimin e urisë. Ndaj, nga sot që mësuat të mirat e mëdha nga konsumimi i lëkurës së mangos, mos e hidhni më në kosh, por konsumojeni atë njësoj si frutin!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button