Izraeli hapi tender për ndërtimin e objekteve të reja në Kudisn Lindor

Ministria izraelite e Punëve Publike dhe Vendbanimit ka hapur tender për ndërtimin e 805 shtëpive të reja në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç bënë të ditur mediat lokale, objektet e reja banesore do të ndërtohen në vendbanimet “Ramot” dhe “Pisgat Ze’ev”, në Kudsin Lindor.

Vendbanimet e ndërtuara në territorin të cilin e pushtoi Izraeli në luftërat e Lindjes së Mesme në vitin 1967 konsiderohen ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare dhe dënohen nga shumica e vendeve në botë.

Izraeli që nga viti 1967 mban nën pushtim Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor. Në Kudsin Lindor gjenden rreth 200.000, ndërsa në Bregun Perëndimor dyfish më shumë kolonë hebrenj. Të gjitha vendbanimet e sapondërtuara hebreje në këtë zonë konsiderohen ilegale sipas të drejtës ndërkombëtare.

Mes Bregut Perëndimor dhe Kudsit, Izraeli ka ndërtuar “një mur ndarës” me të cilin parandalon ardhjen e palestinezëve në Kuds. Paralelisht me këtë, Izraeli nga viti 2006 nën embargo mban edhe Gazën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button