Mediat greke për raportin e KE-së

“Dritë e gjelbër për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, bllokadë e re për Turqinë”; “Shkupi i kënaqur nga raporti i Komisionit”; “Fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut propozon Komisioni”; “KE: Po për Shqipërinë – Maqedoninë e Veriut”; “KE: Paralajmërime për Turqinë – ‘po’ për integrim të Maqedonisë së Veriut”; “Fillim i negociatave inkuadruese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngrirje për Turqinë propozon Komisioni”, janë disa nga titujt në mediumet greke për raportin e djeshëm të Komisionit evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rekomandimin për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Disa edicione onllajn të mediumeve në Greqi e transmetuan tekstin e agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, në të cilin hollësisht dhe gjerësisht janë transmetuar deklaratat e Hanit dhe Mogerinit, por edhe pjesë të raportit. Një pjesë tjetër, ndërkaq, i referohet kumtesës zyrtare të KE-së.

“Fillim i negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut propozon Komisioni evropian në raportin vjetor për përparimin e Ballkanit Perëndimor, pas marrëveshjes me Greqinë për emrin dhe përparimin e arritur në sferat kyçe për reformat”, shkruan ANA-MPA në fillim të tekstit.

“Sipas kumtesës nga Komisioni, Shqipëria dhe Maqedonia e veriut i zbatuan reformat e domosdoshme ‘posaçërisht në sferat të cilat ishin të karakterizuara si kyçe nga Këshilli në qershor të vitit 2018’ dhe ‘nën prizmën e përparimit të konsiderueshëm që u arrit dhe përmbushjes së parakushteve adekuate, Komisioni i rekomandon Këshillit t’i hapë negociatat inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Epilogu do të dihet në Këshillin për punë të përgjithshme që do të mbahet më 18 qershor në Luksemburg. Atje pritet të ketë diskutim të ashpër mes vendeve të ndryshme për fillimin e procesit inkuadrues për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan gazeta “Etnos”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button