Ish-mbreti i Belgjikës detyrohet nga gjykata ta bëjë testin e ADN-së

Ish-mbreti i Belgjikës ka paraqitur një mostër të ADN-së të kërkuar nga një grua që thotë se është vajza e tij pasi një gjykatë i ka urdhëruar që të paguajë 5,000 euro në ditë nëse nuk i bindet urdhrit.

84-vjeçari, mbreti Albert II, pranoi të paraqiste një mostër edhe pse prej kohësh po sfidonte Gjykatën e Lartë ndonëse kjo e fundit ishte shprehur se përfundimet e këtij shqyrtimi do të ishin rreptësisht kofidenciale deri në një vendim të ri gjyqësor, përcjell K

Monarku i pensionuar, i cili u abdikua nga froni gjashtë vjet më parë në favor të djalit të tij Philippe, po lufton kundër pretendimit të atësisë së artistes belge Delphine Boel, 51 vjeçe, për më shumë se një dekadë.

Pavarësisht se Boel ka një baba të ligjshëm, Jacques Boel, trashëgimtarë  i një prej dinastive më të pasura të industrisë belge në Belgjikë, ajo kërkon të dijë të vërtetën.

Gjykata supreme nuk pritet ta dorëzojë vendimin e saj deri në fund të vitit. Boel ka thënë se ajo nuk po kërkon para, vetëm njohjen se ish-mbreti është babai i saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button