Skelet qëndruan për 7 muaj, në shkollën “Cvetan Dimov” filluan punimet për fasadën (FOTO)

Skelet në Shkollën e Mesme të Qytetit të Shkupit “Cvetan Dimov” kanë qëndruar për 7 muaj, ndërkaq fill dje kanë nisur punimet për fasadën me efikasitet energjetik, kështu bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, transmeton Portalb.mk.

Shilegovi tha se fasada do të ketë një stil të veçantë vizual, prej xhami

“Fasada e re me efikasitet energjetik e shkollës së mesme “Cvetan Dimov” do të ketë një stil të veçantë vizual dhe estetik, respektivisht do të jetë e xhamit me panele prej alumini me ngjyra. Ky rinovim do të kursejë energji dhe më lehtë do ta ruaj temperaturën në kohën e dimrit dhe të verës në shkollë. Nxënësit dhe profesorët do të kenë kushte më të mira dhe dinjitoze për mësim”, tha Shilegov.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njoftoi nisjen e punimeve për fasadën me efikasitet energjetik në SHMQSH "Cvetan Dimov", 29.05.2019
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njoftoi nisjen e punimeve për fasadën me efikasitet energjetik në SHMQSH “Cvetan Dimov”, 29.05.2019
Fasada me efikasitet energjetik në SHMQSH "Cvetan Dimov"
Fasada me efikasitet energjetik në SHMQSH “Cvetan Dimov”

Në lidhje me zvarritjen e punimeve për fasadën me efikasitet energjetik, nga Qyteti i Shkupit kohë më parë thanë se punimet nuk kanë filluar për shkak të kushteve atmosferike, por nuk u përgjigjën lidhur me atë se sa kushton ky projekt, kur do të realizohet dhe sa paguhen skelet në muaj dhe sa para deri më tani ka humbur ky institucion për shkak të mos fillimit të punëve.

LEXO: Shkolla “Cvetan Dimov”, Qyteti i Shkupit nuk tregon shumën që paguan për skelet që nuk përdoren
LEXO: Çair, skelet me muaj janë vendosur por fasada ende ka mbetur pa rregulluar në shkollën “Cvetan Dimov”

Shkolla e mesme “Cvetan Dimov” Foto: Borço Popovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button