RMV, nuk janë ndërtuar shtatë pista për aterrim të helikopterëve

Do të ndërtojmë 3 pista për aterrim helikopterësh në fazën e parë, dhe 4 të tjetër në fazën e dytë, për qëllime mjekësore, policore dhe nevoja ushtarake. 

Premtimi i LSDM-së dhënë gjatë kohë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), se në dy vitet e para pas ardhjes në qeveri do të ndërtohen 7 pista për helikopterë (në fazën e parë 3, dhe 4 në fazën e dytë), për nevoja mjekësore, policore dhe ushtarake, deri më tani (23.05.2019), ky premtim nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është përmendur në dy vende në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni“. Së pari në vet fillimin e programit në pjesën “Zhvillim të kapaciteteve vendore dhe punës së denjë” (faqe 77), dhe më pas në suaza të “Plani 24-m – reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 247). Që do të thotë, sipas afatit për realizim të caktuar në program shtat pistat e reja duhej të ndërtoheshin më së voni këtë muaj, duke pasura parasysh se qeveria e LSDM-së është zgjedhur me 31 maj të vitit 2017.

Për shkak verifikimit të premtimit të përmendur “Vërtetmatësi” kërkoi informacion nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, për atë se sa pista kanë nën kompetencat e tyre dhe nëse dy vitet e kaluara janë ndërtuar pista të reja.

Në këtë kontekst Ministria e Mbrojtjes na komunikoi këtë në vazhdim:

Në kompetenca të Ministrisë për Mbrojte është pista për helikopterë e cila gjendet në kazermën “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe kjo pistë përdoret për funksionim të përditshëm të njësisë ajrore të ushtrisë. 

Ministria e Drejtësis nuk ka ndërtuar pista të tjera për arsye se nuk ka pasur nevojë. Për shkak diversitetit dhe vëllimit të detyrave që i kryen njësia ajrore e ushtrisë, është e pamundur të parashikohet se ku do të ketë nevojë që një helikopter të aterrojë dhe për këtë arsye, pilotët ushtarak vazhdimisht ushtrojnë në lokacione të njohura dhe të panjohura. 

Si vende për aterrim dhe nisje të helikopterëve ushtarak zakonisht shfrytëzohen hapësira të cilat i përmbushin kushtet e caktuara në “Udhëzimin për shfrytëzimin e helikopterëve”. Zakonisht kërkohet hapësira për aterrim dhe fluturim të mos ketë pengesa fizike në rreze të caktuar (për shembull 50 m), këndi i perimetrit të hapësirës të mos jetë më i madh (për shembull më i madhe se 10%), dhe të ngjashme. Rëndom, këto kushte i plotësojnë stadiumet e futbollit, fushat e sportit, hapësirat për parkim të veturave, sipërfaqet bujqësore dhe të ngjashme. 

Për nevojat e veta, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Mbrojte ka vende në hartë për të cilat është vërtetuar se i plotësojnë kushtet e nevojshme për aterrim të helikopterëve ushtarak dhe të njëjtat shfrytëzohen rregullisht gjatë trajnimit fluturues të pilotëve ushtarak. (përgjigja e Ministrisë së mbrojtjes)

Nga Ministria për Punë të Brendshme na u përgjigjën se:

Nën kompetenca të Ministrisë për Punë të Brendshme janë në funksion dy pista edhe atë nga një në dy baza – në Idrizovë dhe Brest. 
Për nevojat e Ministrisë para dy vitesh është ndërtuara edhe pista përgjatë rrjedhës së Vardarit menjëherë pas TVM (sipërfaqe e zgjeruar me asfalt e shtegut për biçikleta) dhe e njëjta është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit. 

Përsëri nga MPB nuk specifikojnë se kur është bërë kjo pistë (sipërfaqe e zgjeruar me asfalt e shtegut për biçikleta) përgjatë Vardarit.

Gjatë kërkimeve në internet nuk ishte e mundur të gjendeshin informacione se është ndërtuar piste e re për aterrim të helikopterëve, përveç se një lajmi të vjetër në të cilin përmendet pista në Qendrën për Klinik, ose ajo në Spitalin ushtarak (GOB “8 Shtatori”).

Përgjigja për atë nëse janë ndërtuar pista të reja kërkuam edhe në Agjencinë e Aviacionit Civil (AAC), prej ku zyrtarisht na u tha se “nuk ka të regjistruar asnjë pistë civile për aterrim”.

Përndryshe për pista për aterrim flitet edhe në Programin për punë të Qeverisë (2017-2020), në pjesën “Infrastruktura” (faqe 44), aty në mënyrë decide thuhet se “do të ndërtojmë”, siç qëndron formulimi në Planin për jetë në Maqedoni” (247), se ka qasje pak më të ndjeshme, dhe thuhet se do të bëhet analizë për ndërtimin e pistave për aterrim të helikopterëve: 

 Do të bëhet analizë e kushteve për themelimin e  transportit ajror të rregullt, ndërtimi ose adaptimi i 7 pistave për nevoja mjekësore, policore dhe ushtarake, 4 sipërfaqe të ndara për operim të hidroplanëve për qëllime të posaçme. 

Andaj duke pasura parasysh verifikimin e kryer dhe përgjigjet që i morëm prej tre institucioneve: MD, MPB, AAC, premtimi i LSDM-së për ndërtimin e shtatë pistave të reja për aterrim të helikopterëve në dy vitet e para të mandatit, e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button