fbpx

Këto janë pikat kryesore pozitive të raportit të KE-së për Maqedoninë e Veriut

“Pjesën tuaj të punës mirë e keni punuar”, tha nënkryetarja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, duke iu drejtuar Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në prezantimin e sotëm të strategjive më të reja për zgjerimin e Bashkimit Evropian (BE), njofton Portalb.mk.

“Maqedonia e Veriut dhe Shoqëria, pjesën e tyre të punës e kanë punuar, ndërkaq tani mbetet që BE ta punojë punën e saj dhe topi është te komiteti”. Tha Mogerini në Parlamentin Evropian.

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, tha se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shembuj të mirë në rajon.

“Të dy vendet kanë arritur që t’i plotësojnë pritjet. Maqedonia e Veriut jo vetëm që pati sukses t’i fillojë reformat, por arriti sukses që të nënshkruajë marrëveshje historike me Greqinë dhe t’i zbatojë paragrafët e domosdoshme nga marrëveshja në Kushtetutë”, tha ai.

Përveç Marrëveshjes së Prespës, han ka theksuar se edhe me marrëveshjen me Bullgarinë, shteti ka dërguar porosi të qartë dhe “është bërë shembull për nderimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

“Me këtë Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon i cili nuk ka asnjë konflikt me fqinjët”, tha Han.

Përveç kësaj, ai i ka përmendur edhe zgjedhjet presidenciale që sipas tij janë realizuar në mënyrë të suksesshme, formimin e Komisionit të Antikorrupsionit, por edhe reformat në administratë dhe gjyqësor.

Për Shqipërinë, han tha se pritet transformim i madh në sistemin gjyqësor dhe rievoluim të gjykatësve dhe prokurorëve publik me qëllim të çrrënjosjes së korrupsionit.

Komisioni Evropian në raport vlerëson se vendi kalon nëpërmjet “ndryshimeve themelore në atmosferë politike të hapur dhe gjithëpërfshirëse” dhe se rezultate konkrete janë të dukshme në të gjitha fushat kyçe për reforma: gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike.

Në lidhje me PSP-në, Komisioni Evropian ka notuar se ky trup e ka dëshmuar rolin udhëheqës në përndjekjen e korrupsionit të profilit të lartë. Megjithatë, KE, kërkon përpjekje plotësuese nga “të gjitha institucionet gjyqësore” për kthimin e besimit të opinionit në gjyqësor.

Pas publikimit të raportit pozitiv dhe rekomandimit për fillimin e bisedimeve, tani roli kyç u mbetet vendeve anëtare të BE-së që të vendosin për datën e bisedimeve, vendimi i cili pritet të shpallet në qershor, mundet që të anulohet për në korrik ose shtator.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close