Hazbi Lika, anëtar i Këshillit për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë?!

Në bazë të Ligjit për Koordinim, zëvendëskryeministrit për Marrëveshjen e Ohrit, Hazbi Likës, i garantohet një vend në Këshillin për koordinimin e bashkësisë së shërbimeve të sigurisë, transmeton Alsat M.

Ndonëse Lika është pranë largimit nga posti i zëvendëskryeministrit si pasojë e shkrirjes së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit në Ministri për Sistem Politik, vendi në bashkësinë për koordinimin e shërbimeve i garantohet postit të zëvendëskryeministrit.

Derisa Lika nuk shkarkohet nga Kuvendi apo nuk jep dorëheqje nga Qeveria, vendi për të do të jetë i garantuar, ndërsa pas shkarkimit, ky post do t’i takojë personit që do ta zëvendësoj. Ndryshe, Lika njihet si zëvendëskryeministri i cili në mandatin e fundit nuk është paraqitur në vendin e tij të punës për arsye të konflikteve brenda-partiake në BDI.

Ndonëse fusha që do të duhet të punojë ka të bëjë me siguri, Lika me profesion është albanolog i diplomuar.

Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i kontrollojë të gjithë funksionarët partiak dhe shtetëror, nëpërmjet të ashtuquajturit Venting, me qëllim që siç thonë nga atje të largohen të korruptuarit dhe ata që kanë lidhje me krimin

Ndryshe, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet presidenciale, kryeministri Zaev paralajmëroi shkarkimin e disa funksionarëve si në parti, ashtu edhe në Qeveri. Të dielën, Këshilli Qendror i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë i ka shkarkuar sekretarët e përgjithshëm, nënkryetarët dhe koordinatoren e forumit të gruas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button