Çfarë tregon aksioni i sotëm i Kosovës në veri?

Tahiri: Aksioni i sotëm duhet të analizohet

Opinionisti, Ramush Tahiri ka thënë se aksioni i sotëm në veri ishte mirë i organizuar, megjithatë ka thënë se ai duhet të analizohet

Sipas tij edhe reagimi i KFOR-it ishte shumë i mirë sot, shkruan KTV.

“Presim qetësim të situatës dhe analizë operative të aksionit të sotëm. Ky ishte aksion më i mirë se ai i 2011, dhe reagimi i KFOR-it është shumë më i shpejtë dhe informatat e këmbyera ndërmjet tyre. KFORI ka thënë se është i njoftuar, dhe nuk lejon futjen e ushtrive të huaja në Kosovë. Ka thënë se ky është një aksion legal i Policisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Image

Krasniqi: Aksioni i sotëm shpërfaq problemet që Kosova ka në veri

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë në Rubikon se aksioni i sotëm në veri të Kosovës ka shpërfaqur problemet me të cilat Kosova ka me atë pjesë.

“Intervenimi i sotëm ndodhi pas fjalimit të djeshëm të Vuçiqit dhe pas paralajmërimeve të tij se do të ketë arrestime. Kosova ka të drejtë të shtrijë sovranitetin. E shohim se derisa ka 15 policë serbë të Kosovës duket se ata nuk i binden urdhrave të Kosovës, por të Beogradit”, u shpreh Krasniqi.

Sipas saj kjo mosbindje ndaj institucioneve të Kosovës u shpërfaq edhe me dorëhqjen e kryetarëve të katër komunave serbe, që sërish kanë paralajmëruar dorëheqjen pas zgjedhjeve të 19 majit.

Ajo thotë se nuk duhet të lejohet që këto incidente nuk mund të krijojnë situata të tilla në konfliktit ndër etnik.

Image

Deda: Ekziston tendencë nga Beogradi të ketë viktima në Kosovë

Deputeti i Alternativës Ilir Deda duke folur për operacionin në veri, e përgëzoi Policinë e Kosovës për punën e bërë.

Në Rubikon të KTV-së Deda tha se i ka bërë përshtypje një detaj që ndodhi sot.

“Më ka bërë përshtypje se si në veri flitej se në Kosovë do të arrestohen 15 persona, e sot u arrestuan fiks 5”, tha ai.

Deda tha se do të besojnë se po luftohet krimi në Kosovë kur të përfshihen edhe figurat e larta shtetërore.

“Do të besojmë që ka sundim të ligjit, kur organet e drejtësisë do të ndërmarrin veprime ndaj “Prontos”, “Tokës”, “Vizave”, etj”, tha ai.

Ai kujtoi se në korrupsion e krim të organizuar ka të përfshirë edhe figura të larta.

“Do të besojmë në drejtësi kur të ketë masa edhe ndaj tyre, jo kështu selektive”, tha ai.

Deda në Rubikon të KTV gjithashtu tha se operacioni në veri ishte i natyrës normale.

“Ekziston një lloj tendence në Beograd të ketë viktima në Kosovë”, tha ai, duke thënë se Kosova ka pasë mjaft viktima dhe s’bën të ketë më.

“Propaganda serbe është shumë e fortë por s’bën ata të vendosin sundim të ligjit në Kosovë”, tha ai.

Image

Çollaku: Operacioni në veri të jashtëzakonshme pati vetëm zhurmën që u bë

Bekim Çollaku shef i kabinetit të presidentit Hashim Thaçi ka folur për aksionin e sotëm në veri.

“Ky nuk është zhvillim i natyrës që s’e kemi parë deri sot. Edhe në të kaluarën kemi pasë aksione të tilla në veri e gjithë Kosovën”, tha ai në Rubikon të KTV-së.

Image

Ai tha se e jashtëzakonshëm sot ka qenë veç zhurma që u bë në veri, e jo aksioni.

Sipas tij, institucionet e Republikës së Kosovës, i bëjnë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Operacionet e kësaj natyre, duan përpjekje të gjata. Kjo që ndodhi sot nuk ishte e rastësishme. S’dueht t’i jepet ngjyrë politike e etnike”, tha ai.

Çollaku tha se edhe në të ardhmen do të ketë operacione si të sotmet, përfshirë veriun.

“Ne e dimë që ka rritje të krimit të organizuar”, tha ai, duke shtuar se sot pati edhe propagandë nga ana e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button