Dorëhiqet Gattuso: Historia ime me Milanin nuk lidhet me paratë

Zërat që qarkulluan ditët e fundit për dorëheqjen e Gennaro Gattusos nga pankina e Milanit, gjetën konfirmimin nga vet trajneri 41-vjeçar, transmeton Top Channel. 

“Të marrësh vendimin për t’u larguar nga Milani është e vështirë, por është një vendim që duhet ta marr”, tha Gattuso për “La Repubblica”. “Zgjedhja ime është e vuajtur, por e menduar mjaft mirë. Heq dorë nga kontrata ime dyvjeçare, sepse historia ime me Milanin nuk do të mund të jetë kurrë e lidhur me paratë”, shpjegoi më tej ai.

Me vendimin e tij, Gattuso heq dorë nga një pagë prej 5.5 milionë eurosh në sezon, që kuqezinjtë do t’ia garantonin deri më 30 qershor të vitit 2021, datë kur përfundonte edhe kontrata.

Trajneri i kuqezinjve e la detyrën, pasi duket se ndieu që puna e tij nuk u vlerësua mjaftueshëm dhe se linja që do të ndjekë Milani i Gazidis ka të bëjë me kërkimet për lojtarë nën 25 vjeç për të ndërtuar skuadrën, të bëjë vlerësime e ndoshta edhe të shesë, një projekt që Gattuso nuk e sheh si të përshtatshëm me mënyrën sesi ai e mendon futbollin, e sidomos Milanin.

Sa i përket të ardhmes, për Gattuson duket se do të jetë Roma, nëse Gasperini vendos që të qëndrojë tek Atalanta, por do të studiojë edhe opsione të tjera, siç është Sampdoria nëse largohet Giampaolo, ose Newcastle.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button