Pronari i “Nefa Mebel” thotë se do të ju kthehen paratë qytetarëve dhe do të paguhen pagat e të punësuarve

Pas bankrotimit të kompanisë “Nefa Mebel” e cila mashtroi shumë qytetarë, me ç ‘rast disa nga klientët mbetën pa mobilet e porositura ndërsa nuk iu kthyen as paratë për të njëjtat, investitori rus Andrej Hodasheviç premton se si pronar i holdingut, do të sigurojë buxhet për kthimin e parave dhe se deri më 31 maj do t’i paguaj paratë në llogarinë e kompanisë serbe me qëllim që të kthehen paratë e atyre të cilët kishin porositur mobilje si dhe të paguhen pagat e të punësuarve, transmeton Skopje1.mk.

Ndërkaq më shumë se 15 qytetarë janë lajmëruar në Inspektoratin e tregut për mashtrime nga kompania Nefa Mebel. Ndërkohë inspektorë në gjithë Maqedoninë kanë dalë në terren për të evidentuar se çfarë mobiliesh dhe kapitali posedon firma.

Kujtojmë se në Maqedoni, kompania ka 3 dyqane në Shkup – në Siti Moll, Kapitoll Moll dhe QTQ, dhe në Veles, Gostivar, Prilep, Manastir, Tetovë, të cilat para disa ditësh  të gjithë menjëherë janë mbyllur, ndërkaq blerësit thonë se shitësit që kanë qenë brenda nuk kanë mundur të marrin informata se si t’i marrin porositë.

Pronari i kompanisë ruse “Split” e cila e prodhon mobilet që e shet “Nefa”, përpara disa ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe 550 punëtorë pa punë në fabrikë dhe 34 dyqane nëpër Serbi.

 

LEXO:U mësua identiteti i personit që shkaktoi skandalin me “Nefa Mebel”-in

LEXO:Është mbyllur “Nefa Mebel” në Maqedoni dhe Serbi, blerësit janë mashtruar, nuk i kanë marrë porositë

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button