Alma M paralajmëron: Dikush importon mastikë Orbit dhe Airwaves me kualitet të dyshuar

Kompania Alma M nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook njofton se ka disa muaj që importohen mastikë nga dikush tjetër në emër të Alma M, të cilët shiten më lirë dhe janë me kualitet më të dobët, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar konsumatorë të prodhimeve të Mars (Wrigley’s” duam t’ju informojmë se në disa muaj të fundit në treg janë shfaqur disa prodhime të Orbitave dhe Airwaves të cilët nuk distribuohen nga ana jonë dhe të njëjtët janë me kualitet të dyshuar dhe normalisht me çmim më të ulet që tregon se bëhet fjalë për mallra të kontrabarduara dhe të falsifikuara, për artikujt e posht përmendur duam t’ju njoftojmë se aspak nuk janë importuar nga ana jonë edhe pse në paketim shkruan ALMA-M”, thuhet në njoftimin e Alma M të postuar në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button