Bullgaria kishte shpallur flet arrest ndërkombëtar, 52-vjeçari nga Shkupi ështe arrestuar në Shqipëri

Policia kufitare e Qafë Thanës ka vënë në pranga një shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë. Bëhet fjalë për personin R.H (52), me banim në Shkup.

R.H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

“Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim”, njoftoi policia.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK “Interpol Tirana” me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button