Fansat largohen nga koncerti! Pse rikthimi i ‘Spice Girls’ u cilësua si një dështim?

Grupi i famshëm “Spice Girls” u rikthye pas shumë vitesh në një koncert të mbajtur ditën e djeshme në Dublin. Vajzat e famshme, përveç Victoria-s, u mblodhën sërish në një tur për të risjellë hitet e tyre për gjithë mbështetësit. Por duket se jo çdo gjë shkoi siç ishte parashikuar, pasi rikthimi i tyre ishte një zhgënjim për fansat, shkruan Class.

Fansat u ankuan se gjatë gjithë koncertit kishte probleme me foninë. Zërat e vajzave të grupit nuk dëgjoheshin dhe disa prej fansave u larguan në mes të koncertit. Regimet në Tëitter ishin të shumta, ndërsa Mel B ka reaguar me një video në Instagram duke falënderuar fansat që ishin të pranishëm dhe u shprehur se shpreson që mos të kenë probleme me audion në koncertin e ardhshëm në Cardiff.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button